Categories Lajme

Hapen arkivat turke/ 5 shekuj sundim Osman pasqyrohet në një milion dokumente, i dhurohen Arkivit të Shtetit

Ky është një nga 1 milionë  dokumentet , që Arkivi i Shtetit ka përftuara në formë dhurimi nga, Arkivi i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll.

“ Bëhet  fjalë  për kërkesën për ngritjen në grada të Mahmut Pashës”, thekson osmanologu Rezart Merzani.

Drejtori Ardit Bido thotë per ABC se dokumentet e marra në format digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve  përgjatë sundimit osman pesëshekullor.

“ Studiuesit do mund të gjejnë dokumente për Shqipërinë e asaj kohe, jo vetëm për 5 vilajetet, por edhe për Ballkanin në tërësi. Gjithashtu, pjesë e këtyre dokumenteve që i shtohen fondit të materialeve osmane, janë zhvillimet fetare në rajon, si feja Islame, e Krishterë dhe Judaizmi. Në këto dokumente do të gjejmë edhe dinamikat sipas shoqërive përkatëse”.

Osmanologu thotë se në këtë sasi dokumentesh nuk mungojnë edhe informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës.

Vështirësia sipas  Bidos qëndron tek deshifrimi i dokumenteve , pasi ka mungesë osmanologësh.

Specialist thotë se  nuk mungojnë edhe evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup; informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe etj dhe dokumente të karakterit religjioz.

Ky dhurim vjen në vazhdën e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore. Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente.

Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME