Categories Lajme

Hiqen vulat në pasaporta për udhëtimet drejt BE. Për tre vite mund të udhëtojmë në çdo vend të BE vetëm duke..

Prej Nëntorit, të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian nuk do të vulosin më pasaportat e tyre në kufi.Në një intervistë për Tv Klan, shefi i sektorit politik në zyrën e BE në Tiranë, Alexis Hupin thotë se kjo procedurë e re nuk është vetëm për shqiptarët, por për 60 vende që aplikojnë regjimin pa viza.

“Do të preken 60 vende që kualifikohen për regjimin pa viza, që do të thotë 1.4 miliardë njerëz do të preken nga sistemi dhe në këtë kuptim nuk ka diskriminim, nuk ka dallim për Shqipërinë”, tha Hupin.

Përfaqësuesi politik i zyrës së BE në Tiranë thotë se shqiptarët, përpara se të udhëtojnë do të aplikojnë në sistemin ETIAS për të marrë një kod, i cili do u shërbejë për tre vite dhe me të mund të udhëtojnë në çdo vend të BE. Kusht i vetëm është që pasaporta duhet të jetë e vlefshme brenda këtyre tre viteve.

“Në terma praktikë, aplikoni një herë për të marrë autorizimin për hyrje dhe ai është i vlefshëm për tre vjet, për sa kohë përdorni të njëjtën pasaportë biometrike.

Nëse ndërroni pasaportën, do t’ju duhet të aplikoni sërish. Do të ketë një kosto shumë të vogël për këtë, por sërish, është i vlefshëm për tre vjet, kështu që nuk do të ndikojnë në lirinë tuaj të lëvizjes”, tha ai.

I pyetur nëse në këtë mënyrë kufizohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, Hupin thotë se nuk ka asnjë kufizim lëvizje për shqiptarët.

“Në fakt nuk i prek ata, në kuptimin që nuk ndryshon asgjë në lirinë e lëvizjes dhe mundësinë për të ardhur në BE. Pra, nuk ndryshon asgjë sa i përket lirisë së lëvizjes, është thjesht një autorizim hyrjeje, siç ishte dikur në kufi, por këtë herë aplikoni që më parë”, tha ai.

Por çfarë ndodh nëse një qytetari i refuzohet kërkesa, apo kodi në sistemin ETIAS përpara udhëtimit?“Qytetarët kanë të drejtë të apelojnë.

Është një faqe interneti ku qytetarët do të mund bëjnë aplikimin, duhet të specifikojnë se cilin vend dëshirojnë të vizitojnë, pastaj vendi do të marrë vendimin dhe nëse vendimi do të jetë negativ do të apelohet tek autoritetet e vendit ku personi dëshironte të shkonte”.

Hupin thotë se ky vendim i Bashkimit Europian u mor për t’u siguruar që njerëzit që dëshirojnë të udhëtojnë në BE kanë përputhshmëri me  kërkesat për të hyrë, në mënyrë që të mos ketë të papritura në kufi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME