Categories Lajme

Historia e trishtë e shqiptarit që rrezikon deportimin për herë të dytë nga Britania

Një shqiptar përballet me deportimin nga Britania e Madhe për herë të dytë, pasi po për herë të dytë hyri ilegalisht në këtë shtet në kërkim të një jete më të mirë.

E.Cuni u kthye në atdhe nga Home Office fillimisht më 1 Dhjetor të 2015-s, pas 2 javësh që ishte arrestuar. Ai pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Britani i fshehur brenda një kamioni, megjithatë ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë.

Në pamundësi për të gjetur një punë të mirëqenë në Shqipëri pasi mbaroi shkollën, 25-vjeçari përdori sërish të njëjtën metodë për t’u rikthyer në Britani. Por këtë herë, i vendosur për të mos u kapur nga autoritetet atje, ai pagoi 250 paund për një kartë identiteti greke false.

Megjithatë, kur policia shkoi në shtëpinë e tij në perëndim të Hull, për “çështje të tjera” më datë 24 Tetor, Cuni u arrestua pas dyshimeve se kishte në posedim një sasi të vogël droge.

Një moment që arriti në stacionin e policisë, i riu shqiptar i dha oficerëve ID e tij false, sëbashku me një patentë greke, gjithashtu false, nën emrin Adonis Galatas. Megjithatë, mjaftoi kontrolli i shenjave të gishtërinjve për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

Para gjykatës, me anë të një përkthyesi, Cuni pranoi akuzat e posedimit të dokumenteve false. 25-vjeçari kishte mbërritur në Britani në Korrik dhe fillimisht ishte vendosur në zonën e Cambridge. Ai i kishte blerë dokumentet false në Londër dhe më pas kishte udhëtuar drejt Hull, rreth një muaj më pas, ku kishte filluar punë në një lavazh.

“Ky djalë i ri mbaroi shkollën në Shqipëri dhe nuk mundi të gjente asnjë vend pune. Nëse arrinte të gjente punë, merrte kaq pak sa nuk dilnin për asgjë dhe ka ardhur në këtë shtet dy herë në mënyrë që të lajë makina, për t’i dërguar paratë në Shqipëri”, tha para gjykatës avokati mbrojtës i Cunit, John Thackray.

Teksa dha dënimin me 1 vit burg, gjykatësi tha: “Jam shumë i hapur për të pranuar që ti je një person që kërkon një jetë më të mirë për veten, për të mbështetur familjen në Shqipëri dhe që do t’i vesh në përdorim kualifikimet që ke arritur në Shqipëri kur ishte në shkollë, por ka mënyra të ligjshme për ta bërë një gjë të tillë”.

Cuni pritet të deportohet pasi të ketë shlyer një pjesë të dënimit, ose në përfundim të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME