Categories Lajme

Hodhi në erë hotelin në Sarandë, gjykata lë në burg 36-vjeçarin Sotir Çabiri

Gjykata e Sarandës ka caktuar pak minuta më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36 vjecarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të se hënën.

Para trupit gjykues, Cabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marë dicka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 min para shpërthimit. Mëgjithatë Gjykata, edhe pse ende nuk ka prova të plota dhe bindëse për autorësinë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë Arrest në burg. Cabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bëncës.

Ndërkohë sot në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT së bashku me nje mjet cekic, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të policisë së Sarandës. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe nje kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe eskpertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg për shpërthim.

Madje burime bëjnë me dije se sasia më e madhe ishte vendosur në themelet e një depoje ne katin përdhe të hotelit ndërsa pjesa tjetër nëpër kollona dhe për ketë janë hapur vrima me trapan nga ana e autorit. Hetimet po vazhdojne intensivisht nga policia dhe prokuroria pasi ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse autor real është Cabiri dhë nëse në ngjarje kanë vepruar me shumë se një person.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME