Categories Lajme

I mori varësen me dhunë të resë, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Fier/I vodhi me dhunë varësen një shtetaseje, arrestohet 40-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, Fier, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi me dhunë 25-vjeçares.  Në datën 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi M. L., 64 vjeç, banues në Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, kunati i tij, shtetasi G. A., 63 vjeç, banues në Mbyet, Fier. Po punohet për gjetjen e 63-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME