Categories Lajme

I zhdukur prej pesë ditësh, familja e shqiptarit në Greqi kërkon ndihmën e policisë

Një emigrant shqiptar në Greqi rezulton i zhdukur prej pesë ditësh.

Familjarët e tij të alarmuar, kanë denoncuar në polici zhdukjen e 46-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në ishullin grek Rodos. Siç raportojnë mediat greke, emigranti shqiptar është parë për herë të fundit mbrëmjen e 28 gushtit.

Zhdukja e 46-vjeçarit ka shkaktuar shqetësim të madh te bashkëshortja dhe vëllai i tij, të cilët prej pesë ditësh janë duke e kërkuar atë në vendet ku ai frekuentonte më së shumti.

Telefoni i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur afërsisht dy kilometra larg shtëpisë së tij.

Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e 28 gushtit, ndërsa mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel në Rodos, në zonën e Kalithon.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale. Të gjitha pistat për zhdukjen e shqiptarit janë të hapura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME