Categories Lajme

Masat kundër krizës/ Memorandumi me Serbinë për qymyrin e energjinë, Rama: Do krijojmë mundësinë e shkëmbimit

Në kuadër të memorandumit të firmosur me Serbinë, do të krijohet mundësia e shkëbimit të energjisë dhe qymyrit. Këtë bëri me dije Rama duke theksuar se Serbia ka nevojë për qymur ndërsa Shqipëria është 100% energji e gjelbër.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se janë në prag të konfirmimit për sasinë e naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, por nuk ka të bëjë aspak me marrëveshjen që është firmosur me Maqedoninë e Veriut.

“Është e vërtetë që Shqipëria gjendet në vigjilje të konfirmimit ose jo të mundësisë për të vënë në shfrytëzim një sasi shumë të madhe nafte dhe gazi të zbuluar në zonën e Shpiragut, pra në juglindje. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kemi diskutuar dhe cfarë mund të bëjmë së bashku me RMV. Kjo sasi e madhe gazi dhe nafte e zbuluar nga kompania SHELL është në procesin e analizës për mundësinë e komercializimit se duke qenë në një shtresë të thellë bëhet një analizë e kostove të nxjerrjes në sipërfaqe dhe më pas futjes në treg.

Firmosëm memorandumin me Serbinë për bashkëpunim në sektorin minerar dhe energjetik duke pasur parasysh se jemi 100% energji e gjelbër bazohemi në kapacitetet tona hidrike, Serbia në termo dhe ka nevojë për qymyr. Kur krijohet mundësia e shkëmbimit, mund të jetë zgjidhje e mirë për palët.

Sa i përket gazit, Shqipëria ka sot mundësi historike për një transformim në portin e Vlorës ku kemi hyrë në fazën e finalizimit të jë projekti për ta transformuar hyrjen në atë port në një teminal të gazit të lëngshëm dhe për të krijuar mundësinë që në TEC-in e Vlorës të mund të prodhohet energji elektrike me transformimin përmes hyrjes së terminalit dhe në këtë mënyrë jemi në bisedime dhe RMV për ti bërë pjesë të këtij projekti. Këtu janë përfshirë një sërë aktorësh. Presim për të vlerësuar një sërë mundësi investimesh dhe jemi në process diversifikimi në plan të qartë për ta kthyer Shqipërinë në eksportues neto dhe gjithë cfarë vjen përpara të mund ta përballojmë vetë”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se ende Shqipëria nuk e prodhon dot vetë energjinë, duke shtuar se jemi në kushte të vështira, por është e nevojshme të ketë durim, mbështetje dhe bashkëpunim.

“Ka një keqkuptim sipas të cilit meqë ne bazohemi në hidro, e kemi të siguruar energjinë dhe mjafton që të mos e shesim. Është keqkuptim shumë i madh sepse nuk e prodhojmë dot. Edhe në ditët më të mira tonat nuk e prodhojmë dot të gjithë energjinë që konsumojmë.

Së dyti ne nuk kemi mundësi që të depozitojmë ujin e tepërt kur kemi shumë reshje dhe kur nuk ka reshje, varemi nga importi. Duke ndërtuar hidrocentralin e ri që do të jetë depozituesi i reshjeve të mbledhura, duke ndërtuar parqet voltaike, duke integruar edhe gazin e lëngshëm në gjithë këtë strukturë, do të jemi në kushte më të mira. Ajo që sot është e qartë është se jemi në kushte të vëhstira dhe kmei nevojë për durim, mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME