Categories Lajme

“Ilaçet më shkaktuan probleme shëndetësore”, 37-vjeçarja tenton të djegë farmacinë në Tiranë

Një 37 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka tentuar që të djegë një farmaci.

Në kuadër të operacionit të koduar “ Pretend”, është bërë i mundur ndalimi i shtetases M.K. 37 vjeç e cila tentoi që të djegë një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Ndërkaq në cilësinë  e proves materiale sekuestrohen një bidon me lëndë djegëse që u gjet në derën e farmacisë dhe një aparat celular.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Pretend”.   

Tentoi të digjte një farmaci, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçarja.    

Sekuestrohen një bidon me lëndë djegëse që u gjet në derën e farmacisë dhe një aparat celular. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se ishte tentuar të digjej me lëndë djegëse, një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pretend”, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. 

Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja:

M.K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nag veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME