Categories Lajme

Ilir Meta mban ‘pezull’ Sandër Lleshin: Prisni, ja kur do e them fjalën e fundit!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur që t’i japë kohë vetes deri sonte në mbrëmje për të thënë fjalën e tij lidhur me dekretimin apo jo të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pas një eventi të organizuar në ambientet e Kuvendit, Meta tha se në mbrëmje në emisionin Zonë e Lirë ai do të paraqiste vendimin e tij final.

“Ka kohë deri në mbrëmje kur të jem te Zona e Lirë me gazetarin Arian Çani”, u shpreh Meta. Ndërkohë që nëse i ka mbërritur apo jo një përgjigje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, rreth 14 pyetjeve të bëra nga presidenca, Meta u shpreh se ishte duke shkuar në zyrë, dhe do të konsultohej me të gjitha dokumentacionet.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta do të shprehet për Sandër Lleshin, pas refuzimit për herë të parë të emrit të tij për postin e Ministrit të Brendshëm.

Arsyeja që dha Meta për rrëzimin e dekretit të parë:

Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. 

Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. 

Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME