Categories Lajme

IPARD II, mbështetje prodhuesve të verës dhe përpunuesve të peshkut

Programi IPARD II, adreson mbështetje financiare deri në 50% të vlerës së investimit në sektorin e vreshtarisë, prodhimit të verës dhe përpunimin e peshkut.

Arti shqiptar në prodhimin e verës, e ka kthyer këtë biznes në një faktor të rëndësishëm për rritjen e të ardhurave dhe të ekonomisë së vendit.

Industria agropërpunese e verës ka shënuar ndër vite rritje dhe aktualisht mbështetja me fonde nga prograni IPARD II, synon t’i shërbejë rritjes së cilësisë dhe standardeve të verës “Made in Albania”, duke i hapur rrugë edhe një eksporti më të gjerë të saj.

Sipas të dhënave nga dikasteri i Bujqësisë, vitin e fundit, sasia e eksportuar arriti në rreth 200 hektolitra, ndërsa në vend operojnë mbi 250 kantina, pjesa më e madhe e të cilave prodhojnë për tregun vendas.

Megjithatë, segmenti i tregut të verërave po njeh zgjerim dhe mbështetja financiare e IPARD, për investime të reja në këtë sektor, synon të mbështesë zhvillimin e tij.

Edhe peshkimi, është nga sektorët më rezultatet më pozitive në ekonominë e vendit, për sa i përket rritjes së eksporteve me vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Subvencionimi që adreson programi IPARD II, për investime në përpunimin e peshkut, është një vlerë e shuar në të ardhurat e ekonomisë së vendit. Ndërkohë që krahas mbështetjes financiare qeveria ka shtuar edhe lehtësitë fiskale.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare hoqi TVSH-në për mjetet e bordit të anijeve të peshkimit, gjë që solli lehtësira dhe përfitime për rreth 2000 peshkatarë. Po ashtu në Skemën Kombëtare të Mbështetjes Financiare u parashikua për herë të parë masa e subvencionit për sardelet dhe açuget në vlerën prej 200 lekë të vjetra ose 20 lekë për kilogram, e cila do vazhdojë të aplikohet dhe në vazhdim. e.xh/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME