Categories Lajme

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë: Pse nuk u dekretua Gjeneral Sandër Lleshi

Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informacionit të Ushtrisë (SHIU) thotë se grada “Gjeneral” e Sandër Lleshit bie ndesh me Kushtetutën, por nuk përbën një nga arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta.

Zyla tha se për Ramën, propozimi i Lleshaj është një lojë shahu për të zbuluar më pas personazhin e vërtetë që ka në mendje të propozojë në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Çdo ushtarak quhet pjesë e forcave ushtarake aktiv ose rezervë deri në moshën 60-vjeçare. Nuk e di nëse e mban gradën e Gjereralit, Sandër Lleshi apo është vetëm këshilltar i Sigurisë së Brendshme. Ky nuk është argument, sepse nëse ushtaraku do të mbajë një detyrë tjetër jo ushtarake.

Ato që e pengojnë, – e tha mirë Presidenti i vendit, – ky nuk bind. Shërbimet e sigurisë e kanë gjetur të papërshtatshëm zotin Lleshin për këtë detyrë. Por ata edhe mund të luajnë. Siç e tha edhe kryeministri është “lojë shahu”. Ka çuar një personazh që do kthehej mbrapsht, me idenë që të dërgojë më vonë personin që ka në mendje”, – theksoi ai.

Zyla ndër të tjera është shprehur se brenda institucionit janë emëruar njerëz të politikës, ndërsa më të aftët janë larguar drejt periferisë. Ish-drejtori i SHIU nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa vë në dukje arrogancën e saj si arsyen kryesore të shkatërrimit të Forcave të Armatosura.

“Është kthyer në një strukturë gjuetie për armiqtë e partisë. Brenda janë emëruar njerëz të politikës, të shërbimit, më të aftët janë larguar në periferi. Shërbimi është komplet politik dhe i kapur dhe është zonja Kodheli është shembulli si me një arrogancë dhe delikuencë e ka shkatërruar komplet”, – u shpreh ai në një intervistë në FaxNews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME