Categories Lajme

Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit

Një 39-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në Greqi. Mësohet se viktima është Orhan Bajrami, një emër i njohur për policinë e vendit fqinj si biznesmen i lojërave të fatit. Policia greke bënë me dije se viktima është qëlluar nga dy atentatorë në zonën e Halkidikisë. 39-vjeçari ndodhej me pushime dhe jetonte në një shtëpi të marrë me qira.

Dy autorët, që sipas mediave greke duket të kenë qenë vrasës me pagesë, kanë lëvizur me motorë dhe kanë shtënë me breshëri plumbash drejt shtetasve të Maqedonisë. I plagosur në ngjarje ka mbetur dhe një mik i viktimës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Orhan Bajrami, njihej me nofkën “OKI” dhe ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë. Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajrami. Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME