Categories Lajme

Itali, shpërthen sërish vullkani Etna

Mali Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, ka ndriçuar për të disatën natë radhazi qiellin me shpërthime spektakolare. Rrjedha të gjata të lavës së nxehtë ka rrëshqitur poshtë kraterit jug-lindor të vullkanit edhe gjatë të dielës.

Vullkani në malin Etna në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë, shpërthen shpesh, por rrallë shkakton dëme. Ai ka regjistrimin më të gjatë të shpërthimeve sesa çdo vullkan tjetër.

Vullkani ka prodhuar një burim të gjatë llave dhe një kolonë pothuajse pa fund hiri të vlerësuar në një lartësi prej 6500 metrash. Amplituda e dridhjes ka arritur nivele shumë të larta ndërsa janë krijuar pamje magjepsëse.

Vullkani Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.

I vjetër 700 mijë vjeçar dhe 38 km i gjerë, vullkani prodhon çdo vit rreth 7 milion ton d ioksid karboni. S hpërthimi i fundit dhe më i madh i vullkanit ka ndodhur në vitin 1992 kur llava vërshoi drejt qytetit Zafferana me 7 mijë banorë.

Zyrtarët bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë rrezik për banorët përreth vendbanimeve në afërsi të malit. Ndërkohë, për shkak të aktivitetit të fundit në Etna dhe përreth kanë ndodhur tërmete v ullkanike me magnitudë prej 3.3 ballë.

Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. S hpërthimi më i madh i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur dhjetë persona u p lagosën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME