Categories Lajme

“Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave”/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit Edi Rama, e hapur në Athinë.

Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë, shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.

“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramën në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”, ku prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.

Ekspozita që mban emrin “Improvizimet” është inauguruar nga kryediplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” në kryeqytetin grek.

Në çelje të ekspozitës, kryeministri Rama ka folur për audiencën, teksa ka falënderuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias dhe organizatorët e eventit.

“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbresëlënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim”.

Rama e cilësoi veten “artisti më i mirë mes të gjithë kryeministrave”, ndërsa tregoi se ekspozita është një version i zyrës së tij në Kryeministri.

“Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht  e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”.

Rama ftoi audiencën të shohë veprat e tij, pasi sikurse u shpreh “arti s’ka nevojë për përkthim”.

“Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin”.

Në fund të fjalës së tij, Rama falënderoi bashkëshorten Linda Rama që “e mbështet dhe e ndihmon të jetë njeri më i mirë”.

Mes batutash, ai u shpreh se “garën si artist mes nesh e ka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME