Categories Lajme

Jo vetëm lahutën, Serbia kërkon të “marrë” dhe xhubletën shqiptare

Jo vetëm lahuta dhe të kënduarit me lahutë, por duket se edhe xhupleta shqiptare po kërkohet të përvetësohet nga Serbia.

Këtë fakt e zbuloi në Ora News studiuesi, Jaho Brahaj,  dhe pse tha se nuk e ka të sigurt informacionin.

Brahaj: Nuk kam siguri në informacionin, por serbët po përgatisin dosjen për të futur xhubletën në objekt trashëgimie. Kanë disa fshatra shqiptarë që janë në thellësi të Serbisë.Ato duan ta fusin, por kanë hall ta fusin bashkë me Malin e Zi sepse Mali i Zi ka popullësi shqiptare që e përdor.

Studiuesi, Jaho Brahaj, i ftuar në Ora News tregon ndryshimin mes lahutës shqiptare dhe gusles.

Jaho Brahaj: Pak a shumë lahuta dhe  gusle janë i njëjti instrument, shoqërojnë po të njëjtën vijë melodike. Vetëm se ajo këndohet në gjuhën sllave, ndërsa në Shqipëri këndohet shqip.Dallojnë vetëm nga ana etnologjike dhe e përmbajtjes së tyre. 

Instrumenti i lahutës që kanë shqiptarët ka tek koka në gdhendje të ndryshme objekte mitologjike ose objekte kulti që nuk i ka ajo sllave.Ka dhe të tjera që i ka lahuta shqiptare dhe ajo sllave, si koka e dhisë, gjarpri. Kam parë me shumicë lahuta. Kemi në Shqipëri lahuta që as mendohet që ti kemi. Janë të pakta në numër. Kemi orën.

Jaho Brahaj: Na erdhi idhshëm dhe e papritur. Këtu ka qenë bërë punë e mirë deri në 2012.  Dosja është përgatitur, me pak gjëra të vogla që kanë ngelur. Ka ardhur në Tiranë Ministri i Kulturës Enver Hoxhaj i asaj kohe dhe është takuar me Ministrin tonë të Kulturës. Hoxhaj i ka thënë që do na prisni dhe ne, meqenëse dhe në Kosovë ka. Ministri ka rënë dakord.Në 2012 deri më sot nuk është bërë asgjë. Kjo punë është heshtur, nuk i është propozuar më UNESCO-s. Ka në Ministri një Komitet të Trashëgimisë Kulturore. Është nënvlerësuar.Dosja nuk ka kaluar në Ministrinë e Jashtme nga Ministria e Kulturës. E meta është në disa drejtime në këtë çështje që na kanë goditur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME