Lajme

Kapen rreth 60 kg lëndë narkotike shqiptare në Maqedoni

Autoritetet maqedonase, kanë arritur të kapin rreth 60 kilogramë lëndë narkotike, e cila po trafikohej nga Shqipëria në Maqedoni nga një grup shqiptarësh.

Sipas të dhënave të para mësohet se lënda e kapur është e llojit marijuanë, ndërsa është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme.

Siç raporton Alsat, mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar, ndërkohë vijon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se operacioni po vijon ende nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim, ndërsa nuk dihet akoma emrat e trafikantëve të arrestuar. Dyshimet e para flasin për një grup të mirëfilltë të trafikimit të lëndëve narkotike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close