Categories Lajme

Kërkohet burg përjetë për italianin që vrau gruan shqiptare

Prokuroria e Lodit në Itali, i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos, dënimin me burgim përjetë për Franco Vignatin. Italiani 64-vjeçar akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Lajmi i pretencës së prokurorisë bëhet i ditur nga mediat italiane.

Sipas medieve italiane, të cilat i referohen prokurorisë, Franco Maurizio Maria Vignati, pensionist 64-vjeçar nga Miradolo Terme, akuzohet si autori i varjes me paramendim të gruas shqiptare dy vite më parë me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumin “Po”.

Trupi i pajetë u gjet në lumë më 8 qershor të të njëjtit vit, në Monticelli d’Ongina, komunë ku italianë më vitin 2009 ka qenë këshilltar komunal për kulturën, i partisë “Lega Nord”.

Vignati, sipas prokurorisë, e kishte kryer vrasjen, pasi gruaja shqiptare i kishte komunikuar se, do ta ndërpriste marrëdhënien sentimentale me të.

Rreth 500 faqe akte dhe rreth 20 CD me përgjigje janë provat e paraqitura nga prokuroria në gjykatë, ndaj pensionistit italian. Franco Vignati, i cili vijon të pretendoje se është i pafajshëm, akuzohet vrasje me paramendim për arsye të dobëta, fshehje të kufomës dhe armëmbajtje pa leje.

Dea u ekzekutua në moshën 40 vjeçe. Ajo punonte në Itali si shërbyese dhe kishte dy fëmijë. Gruaja u zhduk në mënyrë misterioze më 30 maj 2016. Trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit “Po” më 8 qershor. Sipas prokurorisë, Dea e kishte lënë italianin 6 ditë para se vritej. Ajo kishte bashkëjetuar me të që prej një viti e gjysmë.

Dëshmitë

“E dija që nga fillimi që e kishte vrarë ai, ma thoshte zemra që nga momenti i parë kur ajo u zhduk. Ai e kishte kërcënuar me vdekje”.

Kështu tregon mbesa e shqiptares vrarë nga pensionisti italian, i cili pasi e qëlloi për vdekje me armë, e hodhi në lumin “Po” që të humbiste gjurmët.

Mediat italiane sollën rrëfimin e Enkeledës, mbesës së Lavdije Krujës, 40-vjeçares shqiptare vrarë në Itali dhe vetëm fundjavën që shkoi u zbulua autori. Policia vuri në pranga Franco Vignati, pensionist 64 vjeç nga Pavia.

Ajo tregon se halla kishte pasur një raport me të, por së fundi ishin ndarë. Ai sipas saj, ishte një njeri i dhunshëm dhe pas ndarjes kishte filluar të bëhej agresiv, madje edhe e kishte kërcënuar.

Leda tregon se Lavdija ishte një grua shumë e fortë, e vendosur, shumë punëtore dhe kishte siguruara falë punës së saj një ekonomi të mirë.

“Ai burrë ishte shumë xheloz, e besoni, se nuk donte që Lavdija të shkonte e të punonte. Ajo punonte pastruese në një bankë dhe tek disa familje në zonë, të gjithë e donin dhe e respektonin, se ishte alegro, gjithmonë e qeshur dhe një njeri social e punëtor, tregon ajo, duke shtuar se, xhelozia shkatërroi gjithçka”.

Lidhja mes tyre zgjati gati dy vjet dhe disa muaj para se ajo të vdiste, i kishte thënë atij se donte që historia mes tyre të mbyllej.

“Ai nuk ishte dakord, u bë i dhunshëm. Disa ditë para zhdukjes se saj gjetëm një letër në shtëpi me një shënim, ‘je një putanë bionde, shiko mirë se je në rrezik’. Dukej fiks si shkrimi i tij, por nuk i kushtuam rëndësi”, thotë ajo, duke treguar bisedat e gjata që bënin bashkë në telefon, ku sipas saj, Lavdija i hapej dhe i tregonte se po vuante shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME