Lajme

Kërkon uljen e dënimit, shtyhet seanca ndaj Saimir Tahirit

Shtyhet seanca gjyqësore për Sajmir Tahirin. Seanca e kërkuar nga ish-ministri Tahiri për të shqyrtuar kërkesën për liri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit ёshtё shtyrë pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit dhe caktoi datën 20 mars 2023 ora 10:00 për seancën e rradhёs.

Ish ministri Sajmir Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close