Categories Lajme

Koçiu: Nisin punimet për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në qytetin e Vlorës për të parë nga afër punimet që kanë nisur për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik. “Kanë filluar punimet në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Një investim i buxhetit të shtetit, i cili merr përsipër rindërtimin e plotë të godinave ku janë të akomoduar pacientët që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor kronik.

Krahas këtij investimi dhe jo vetëm në infrastrukturë dhe në mobilim dhe pajisje është e rëndësishme që të vijojmë krah për krah edhe me investimin në kapacitete humane, që do të thotë në trajtimin dhe trajnimit e vazhdueshëm të stafeve që shërbejnë në këto struktura spitalore me protokollet shëndetësore të miratuara tashmë”, tha ministrja Koçiu.

Por sipas ministres, për sa i përket investimeve për spitalet psikiatrike, ky nuk do të jetë i vetmi. Edhe në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar investime të tjera, që do të shkojnë për Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe atë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Koçiu nënvizoi se në buxhetin e vitit 2024 janë të parashikuara investime të rëndësishme ku do të fuqizojmë dhe të përmirësojmë dhe forcojmë kapacitetet infrastrukturore në shërbimin për të sëmurë të shëndetit mendor. Ministrja Koçiu theksoi se gjatë vitit të ardhshëm do të investohet në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe në shërbimin e psikiatrisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Krahas këtyre investimeve, ministrja e Shëndetësisë, Koçiu e konsideroi me rëndësi edhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit për t’u ofruar shërbim sa më dinjitoz pacientëve, që janë të shtruar në këto struktura spitalore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME