Categories Lajme

Kontrolle nga toka e ajri, asgjësohen mbi 6 mijë rrënjë kanabis në Krujë, Lezhë e Shkodër

Policia e Shtetit ka goditur tre raste të tentativave të kultivimit të cannabis sativas, përkatësisht në Krujë, në Lezhë dhe në Shkodër, ku janë zhvilluar tre mega-operacione, në kuadër të të cilit janë asgjësuar në total 6262 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Sipas Policisë, fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Megaoperacionet policore antikanabis “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, vijojnë.

“Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet masive të territorit, nga toka dhe ajri, si dhe megaoperacionet policore kundër tentativave për të kultivuar cannabis sativa. Në Krujë, Lezhë dhe Shkodër janë zhvilluar 3 megaoperacione, si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore.

Asgjësohen në total 6262 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit.

Në qarkun Lezhë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 8-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u gjetën 4557 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: 1700 bimë në fshatin Gernac, Milot; 1335 bimë në fshatin Selitë, Milot; 1000 bimë në fshatin Kallmet, Lezhë; 289 bimë në fshatin Lester, Milot dhe 233 bimë në malin e Shëngjinit.

Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Megaoperacionet policore antikanabis “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse pranë gjykatave në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia e Shtetit apelon vendosmërisht për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë çdo rast kur mund të kenë indicie për të.”

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME