Categories Lajme

Kosovë/ Gjoba për çdo shofer që nuk vendos etiketa në targat serbe

Policia duke filluar nga dita e sotme do të gjobisë të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do ta zbatojnë vendimin për vendosjen e etiketave në targat e lëshuara nga Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës përmes një deklarate për mediat u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobisë ata. Ky vendim i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës. Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj, pas së cilës periudhë pritet të dilet me rekomandime se si të shkohet përpara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME