Categories Lajme

Kryenin aktivitet të paligjshëm në Malin e Tomorrit, procedohen 5 persona

Policia e Beratit ka nisur një procedim ndaj 5 personave të cilët akuzohen për aktivitet të paligjshëm të prodhimit të gurit gëlqeror, pllakator në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit.

Policia bën me dije se të proceduarit janë:

– I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
– B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
– C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
– A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
– S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa  në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Njoftimi i policisë:

Berat – Në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të prodhimit të gurit gëlqeror, pllakator në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Polici në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit:

– I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
– B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
– C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
– A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
– S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet e ushtruara, ata janë konstatur duke ushtruar aktivitet minerar në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Punësim i paligjshëm”. Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME