Categories Lajme

Kthyen lokalin në kazino/ Arrestohen 5 persona, 10 mijë euro dhe 7 kompjutera për lojra fati të sekuestruara

Pesë persona janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit në Tiranë.

Në pranga janë vënë E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç. Ata dyshohet se kishin përshtatur lokalin për lojëra fati.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro, të cilat i kaluan 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Game Over”. Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over” dhe kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke organizuar lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME