Categories Lajme

Ku e ka fshehur djallin Lulzim Basha?

(Titulli nuk ka të bëjë me festën e Halloween-it, edhe pse shqiptarëve ua kanë bërë jetën Halloween politikanët) Ndërkohë që opinioni publik shqiptar, ai ndërkombëtar dhe politik në vend, është fokusuar tek ndryshimi I sistemit zgjedhor si e keqja që duhet flakur tej një orë e më parë, për t’i hapur vendit rrugën e perspektivës europiane, kryetari I opozitës së rrugës, kërkon të mbajë fort sistemin, duke propozuar një mënyrë të re, për t’u përfshirë sërisht në pazarin e rradhës me kreun e qeverisë.

E gjithë kjo, në dëm të interesit publik. Lulzim Basha ka shfrytëzuar takimin me Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, Robert Benjamin. Në këtë takim,kryetari aktual i opozitës jashtëparlamentare, i propozon Z. Benjamin, t’i sygjerojë Edi Ramës, që vendi duhet të ketë një qeveri tranzitore, para çdo proçesi zgjedhor, derisa vendi të integrohet në BE.Në fakt, ky propozim është një sinjal paraprak për të mbajtur fort sistemin aktual elektoral, i cili favorizon pazaret politike mes dy palëve Rama-Basha.
Ky sistem elektoral, i tipit proporcional rajonal, me lista të mbyllura, ka vërtetuar se nuk i përgjigjet nevojës së vendit për standarte Europiane.
Aktualisht listat e deputetëve hartohen çdo 4 vjet nga familjarët e kryetarëve të partive të mëdha.
Edhe listat e kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshillash bashkiak gjithashtu, duke krijuar një premis pazaresh që nuk kanë për qëllim promovimin e vlerave dhe standarteve, por kanë për nevojë të mbushin llogaritë bankare të kryetarëve të partive të mëdha.
Ndaj edhe për kryetarë bashkish nga e majta kemi patur kandidatë me rekorde kriminale, apo nga e djathta mediokër klasik politik.

Me këto vendimarrje personale, ata i trajtojnë partitë sikur të jenë bisneze private, ndërkohë që ato janë entitete me interes publik.
Ndaj edhe listat do të duheshin të përcaktoheshin me diskutime shteruese brenda forumive më të larta të partive, kryesi apo këshill kombëtar.Ky sistem eletoral aktual, është instrument për qoka, ndaj dhe jo pak herë jemi çuditur me gafat e deputetëve që kanë çuar si përfaqësues të popullit në parlament, që paguhen me taksat tona për të përfaqësuar interesat publike, persona anonimë me të shkuar të errët, pa profil publik apo profesional, me diploma të blera apo me dëshmi penaliteti.

Propozimi për qeveri stranzitore sipas kreut aktual të PD-së Basha, është pazari I rradhës me PS, që për popullin shitet si presupozim për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Zgjedhje të lira e të ndershme” tingëllon shumë bukur për veshët e ndërkombëtarëve, dhe shqiptarëve që kanë gjithë jetën që e dëgjojnë derisa kanë humbur besimin politik dhe zgjedhin të emigrojnë jashtë. Kjo fjalë kyçe është detaji ku fshihet djalli i Lulzim Bashës, po të kemi parasysh marrëveshjen e 17 Majit, e cila rëndoi mbi interesin publik, ku më së shumti humbën shqiptarët. Bashkëqeverisja në qeveri tranzitore PD-PS, nuk garantoi zgjedhje të lira e të ndershme.
Selia blu rendi të justifikonte humbjen më të thellë të saj në histori me minus 250 mijë vota në vitin 2017, me vjedhjen që iu bë, pavarësisht se mori ministritë që kërkoi. Pra marrëveshja nuk i piu ujë Lulit për rezultatin ne vota.
Ndërsa rezultoi e suksesshme për xhepin e tij.
Ndaj edhe sot i çon sinjalin e rradhës Edi Ramës, i cili për momentin po kënaq çdo kërkesë të Lulit.

Basha: Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë. Ndërkohë SHBA- të, po ndjekin me vëmëndje krizën politike në Shqipëri dhe kërkojnë vullnet politik të palëve për të ecur shpejt në përmbylljen e reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi, ku priten të goditen zyrtarë dhe ish zyrtarë të politikës shqiptare. Topi është në fushë. Kundërshtarët e pazarit Rama- Basha shtohen dita ditës.Nga ValbonaMezini.

Fotografia e Valbona Mezini

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME