Categories Lajme

LDG Vlorë prezanton kandidatin Sharra për bashki!

Ldgsh, Ldg Vlorë-Imazhi i vlerave të grave dhe vajzave demokrate, është besim dhe shpresë për ndryshim, për familjen demokrate, dhe atë shqiptare, për Vlorën bekimim tim, Shqipërinë dhe kombin me PD !

Dje në datën 1 Mars ora 18 00 në cilësinë e kryetares së lidhjes demokratike të gruas Vlorë une Alta Azizi Haluci, së bashku me kryesinë e ldg Vlorë, dhe të nën/kryetareve të ldg Vlorë znj.Daniela Shenaj, dhe Dr.Monika Hasani,

sekretaren politike Dr.Stela Meçaj:

Zhvilluam takimin me prezantimin nga lidhja demokratike e gruas Vlorë, të kandidatit të PD, dhe opozitës për bashkinë Vlorë z.Hysni Sharra!

Ky takim u zhvillua në bashkëpunim dhe kordinim me kryetarin i grupit të punës për qarkun Vlorë Z.Bujar Leskaj!

kryetari i deges pd-Vlore Z.Atird Hoxha!

Dhe sekretari i deges pd-Vlorë Z.Klodian Xhyheri!

Takimi i hapur miqësor, me plot entuziazëm, qytetari, në formë bashkëbisedimi dhe dialogu me qytetarin e parë z.Hysni Sharra!

U shpreh falenderimin shumë të sinqertë dhe mirënjohës, ndaj secilës prej atyre mikeve të çmuara të mijat, të ldg Vlorë dhe Pd, grave dhe vajzave demokrate të Ldg Vlorë, që ishin dje të pranishme, dhe atyre që nuk ishin në atë sallë, për mbështetjen tyre, dhe kontributin e sakrificën, përkushtimin dhe qëndrimin e tyre të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, për Ldg Vlorë, dhe për Pd-Vlorë!!

Mbeshtetja dhe besimi juaj është dhe mbetet fuqi, frymëzim,…mirënjohje të përhershme ndaj jush,…por ju jeni besimi dhe shpresa për fitoren e sigurtë të PD, për ndryshimin e madh për familjet tona dhe vendin

Të bashkuara do ja dalim me fitoren e zgjedhjeve lokale me Z.Sharra kryetar i Vlores per Vloren.

-Për familjen me besim dhe shprese!

-Në kthimin e Vlores ne identitet!

E theksoj me bindje nuk ka moral, dhe asnjë të drejtë regjimi i rilindjes, pas 20 vitesh keqëqeverisje t,ju kërkoj besim dhe mbështetje qytetarëve të Vlorës!

-Pasi është shkatërruar në radhë të parë, ajo që është më e rënësishmja për çdo vlonjat dhe shqiptar

IDENTITETI I VLORËS SË PAVARËSISË!

-Duke mos lënë pa përmendur faktin, që Vlora është konsideruar si një bastion, për pëplasjen e brendshme politike të regjimit!

Dhe jo Vlora për Vlorën, për qytetarin, për familjen vlonjate, për komunitetin e vlonjat, për vendin dhe kombin!

Patëm rastin të diskutojmë mbi programin e z.Sharra për bashkinë Vlorë!

Ku një vend të veçantë, me shumë prioritet do t,jetë fuqizimi i gruas dhe vajzave, në qeverisjen lokale!

-Në pëfaqësim

-Me mbështetjen për gruan dhe familjet e reja(banesa sociale)

-mbështetja e grave sipërmarrëseve lokale!

-politikat sociale, integrimi dhe mbështetje të grave dhe vajzave të komunitetit ballkano egjiptian!

-Do kthejmë bashkinë e Vlorës në shtëpinë e qytetarëve vlonjat, dhe interesit më të mirë të tyre!

– diskutim i hapur nga gratë e pranishme, propozime dhe sygjerime

Mirënjohëse ndaj kontributit të çmuar, të çdo gruaje dhe vajze demokrate të Ldg Vlorë, dhe PD

-Të gjitha bashkë, i uruam suksese në fitoren e përbashkët për Vlorën Z.Hysni Sharra:

Pasi fitorja e Hysniut është fitore e Vlorës!

Pjesë e këtij takimi ishin dhe zonja të nderuara, përfaqësuese të Shoqërisë Civile dhe qytetarisë vlonjate.

-U theksua roli i gruas në angazhimet dhe pjesëmarrjen në fushatë!

Të gjitha zonjat shprehen konsideratën më të lartë dhe mbështetjen ndaj Z.Hysni Sharra, duke e vlerësuar figurën e tij politike, morale e familjare.

Zonjat drejtuan pyetje ndaj kandidatit, lidhur me rolin e gruas e zonjave në vendimmarrje e përfaqësim; rikthimin dhe ruajtjen e vlerave historike të qytetit të Vlorës, dramën familjare me largimin e të rinjve.

Ato ngritën shqetësimet për problemet e shumta me të cilat po perballet çdo familje vlonjate, të papunësisë, varfërinë, rritjen e çmimeve…

Mbajtën fjalën në këtë takim

Z.Hysni Sharra kandidati dhw kryetari me 15 maj i bashkisë Vlorë!

Dhw kryetari grupit të punës për qarkun Vlorë Z.Leskaj, ku shprehu mirenjohjen ndaj Ldg Vlorë, grave dhe vajzave të Ldg, për rolin e tyre pranë Partisë Demokratike, përkushtimin, qëndrimin e tyre stoik në mbështetje të PD,

-Z.Atird Hoxha kryetar pd-Vlorë, Z.Klodian Xhyheri sekretar i pd-Vlorë!…

Për organizimin dhe ftesë për protestën e datës 3 Mars ora 12 në Tiranë!!

Ne kemi një shprehje të urtë popullore:Kur të vijnë të këqijat hapjua derën:E tillë është edhe e keqja që nuk po na ndahet prej 10 vitesh e regjimit të shpopollimit!!

Por tani i ka ardhë koha prej kohësh me nxjerr këtë të keqe, prej jetës tonë, të familjeve tona, dhe vendit!!

Ne nuk mund të pajtohemi me këtë të keqe, të pa merituar, e cila vjen nga keqëqeverisja e regjimit të shpopullimt, dëshpërimit!!

-Po jetojmë kohë të vështira ekzistence pluralizmit politik, krizë ekonomike, varfëri, krizë sociale, dramë familjare….

Por do ja dalim me ndihmën e zotit, shqiptarëve patriot, të bëjmë ndryshimin e madh!

-Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve me vlera dhe dinjitet, e identitet!

Ne jemi nënat e besimit dhe shpresës për jetën, për familjen, për Vlorën dhe Shqipërinë.Fitore

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME