Categories Lajme

Leli: Muzika e lartë shqetësim për turistët, pamje të tilla të përplasjes me policinë nuk i shërbejnë qytetit

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një intervistë për Fax NeWs, ka folur mbi shqetësimet e bizneseve në Vlorë, për çështjen e muzikës, dhe mbylljen e aktivitetit të tyre gjatë ditës së sotme.

Leli tha se si bizneset ashtu edhe policia duhet të jenë në respekt të ligjit, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve në uljen e muzikës, që sipas tij në shumë raste krijon probleme dhe kakofoni për turistët.

Leli tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm me bizneset, dhe pamje të tilla si tensionet e brendshme janë të papranueshme.

“Ky nuk është takimi i parë që ne kemi pasur me bizneset, i kam pritur më herët dhe në zyrën time sa i takon çështjes së taksave.

Fasha orare është shtyrë me një orë, ajo që dua të ndaj me qytetarët është shqetësimi për shkak të ndotjes akustike, që hera herës krijon një rrëmujë të paimagjinueshme.

Muzika me zë të lartë presupozon që njerëzit të flasin me zë më të lartë, duke përbërë rrezik të mëtejshëm për përhapjen e pandemisë. Unë mendoj se vendimmarrja për muzikën është e drejtë, ka shumë ankesa në lidhje me policinë, unë kam vendosur një takim dhe me kreun e policisë, për të shprehur shqetësimet që ata kanë.

Nuk mund të ftosh klientët pak minuta para fashës orare, në një kohë që në çdo vend tjetër nëse shkon 30 minuta para mbylljes të thonë se kuzhina është e mbyllur.

Vlora ka njerëz me temperament të fortë, siç janë biznesmenët e qytetit, por në fund fare janë njerëz që shërbejnë. Pronarët e bizneseve të Lungomares janë në komunikim të vazhdueshëm me kreun e Bashkisë për çdo problematikë që ata kanë, dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkelqyer, ne jemi në kontakt të herëpashershëm.

Unë nuk do të doja të shihja absolutisht pamje të tilla, nëse bizneset do të ishin të mbyllura, jam i sigurt që punonjësit e policisë nuk do të ishin aty, të dyja palët duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat që janë në fuqi”, u shpreh Leli. Ndërkohë që nga dita e nesërme, orari për lejimin e muzikës do të zgjatet me një orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME