Categories Lajme

Flet Vasil Bedinaj: Vlora nuk e meriton një shfaqje të tillë, të eliminojmë furgonat e policisë në sy të turistëve

Kreu i operatorëve turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj ka folur mbrëmjen e sotme teksa përfaqësues të bizneseve të shumta në Lungomare të Vlorës kanë dalë në protestë kundër ndalimit të muzikës pas orës 23:00.

Duke folur për mediat, Vasil Bedinaj i kërkoi bashkëpunim Policisë së Shtetit dhe ju adresua drejtëpërsëdrejti drejtorit të ri të Policisë Vlorë, të cilit i tha se duhet të gjendet një formë bashkëpunimi me qytetarët dhe bizneset.

Bedinaj tha po ashtu se ka disa policë të cilët veprojnë vetëm me presion dhe në momentin që Kryeministri Ram ju thotë merruni me lokalet, atëherë ata hidhen menjëherë në s ulm.

Më tej, ai tha se justifikimi i qeverisë, e cila thotë se kufizimet po i bën dhe Anglia apo Greqia, nuk ka kuptim, pasi këto dy vende kanë ofruar mbështetje maksimale për turizmin, ndërsa qeveria shqiptare ka dhene vetem 3 rroga 40 mijë lekëshe. Imazhi i qytetit është në rrezik thotë Bedinaj, i cili shprehet se Vlora nuk e meriton një shfaqje të tillë sidomos në sy të turistëve.

“Të gjendet një bashkëpunim mes policisë dhe operatorët turistike. Të shmangim dhe të eliminojmë furgonat e policisë në sy të turistëve.

Presim bashkëpunim me ta që të kemi një sezon të mbarë. Flasim për një fashë orari të hapur. Ka njerëz shumë të mirë në policinë e shtetit, por ka dhe nga ata që marrin vesh me presion. Ju bën presion kryeministri dhe veprojnë ata. Ju ka thënë merruni me lokalet.

Nuk e meriton Vlora shfaqje të tilla, me furgona policie, skafandra. Drejtori i policisë duhet të gjejë një formë bashkëpunimi me qytetarët dhe bizneset. Qeveria po justifikohet se po e bën Greqia, Anglia. Por ata kanë dhënë mbështetje maksimale për turizmin. Kshuqë mos të bëjmë këtë krahasim. Qeveria duhet të marri më tepër risk që të ecë ekonomia”, tha Vasil Bedinaj.

Rikujtojmë se në protestën e mbrëmshme të bizneseve të Vlorës pati dhe momente përplasjeje mes policisë dhe protestuesve. Policia ka shoqeruar tre persona, mes tyre një grua e cila u shoqerua me forcë. Protestuesit kanë qëndruar gjithë natën përpara komisariatit derisa tre personat e shoqeruar u liruan. Ditën e sotme, Komiteti Teknik zgjati orën për lejimin e muzikës në lokale nga ora 22:00 në orën 23:00, pas ‘urdhrit’ të Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME