Categories Lajme

Lezhë/ Megaoperacioni anti-drogë, asgjësohen 2583 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët s’dihen ende

Në fazën e nëntë të operacionit anti-drogë të zhvilluar në disa zona të qarkut Lezhë, uniformat blu kanë zbuluar 2583 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Bimët narkotike u zbuluan gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, ku u gjetën 2215 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë kanabis dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë kanabis .

2583 bimët kanabis, të cilat u gjetën të kultivuara në minisera dhe në tokë, në fshatra të ndryshëm, në Kurbin dhe në Lezhë, u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 8 fazave te meparshme të këtij operacioni në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME