Categories Lajme

Mbetet në qeli Fredi Beleri, Gjykata cakton masën “arrest me burg”, dosja i kalon SPAK

Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës seanca për masën e sigurisë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri i cili akuzohet për shitblerje votash.

Mësohet se ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”. Po ashtu, gjykata ka vendosur moskompetencën dhe çështja i ka kaluar SPAK-ut.

Beleri është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për akuzat e prokurorisë dhe se nuk ka dëgjuar asnjë nga situatat që pretendon ajo. Avokatët e tij kanë thënë se Beleri nuk shfaqet në asnjë moment në përgjime duke folur për para prandaj kërkuan që të përcaktohet një masë më e butë sigurimi.

Por Prokuroria e Vlorës vijoi që t’i qëndrojë kërkesës për masën e sigurisë arrest me burg.

Pothuajse qëndrim mohues ka mbajtur edhe Pandeli Kokaveshi, i arrestuari tjetër për këtë ngjarje, që tashmë ndodhet i shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Për këtë arsye, trupa gjykuese do të shkojë në ambientet e QSUT-së, për t’i komunikuar atij masën e sigurisë që do të vendosë.

Kujtojmë që në seancën gjyqësore ndodhej edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një prononcim për mediat tha se “Nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që zoti Fredi Beleri dhe zoti Pandeli Kokaveshi të qëndrojnë qoftë edhe një sekond më tepër të ndaluar. E kërkon logjika nga çdo optikë qoftë ajo që të lirohen menjëherë”.

Ndërkohë këto janë paratë që i janë sekuestruar të arrestuar pasi u vunë në pranga.

Mbetet në qeli Fredi Beleri, Gjykata cakton masën "arrest me burg", dosja i kalon SPAK

Beleri u arrestua në orët e para të së premtes me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku 51-vjeçari garon përballë kryetarit aktual të bashkisë, Gjergji Goro, i cili kërkon një mandat tretë.

Fredi Beleri u bë pjesë e debatit politik në mesjavë edhe për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës, çka ai e mohoi më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME