Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 36 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 61 vjeç, banues në fshatin Nivicë, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME