Mbyllet procesi i numërimit në Vlorë ku PS ka fituar me një rezultat të thellë.
Ermal Dredha nga PS ka marrë 28243 vota, ndërsa Hysni Sharra nga “Bashkë Fitojmë” 11787 vota.
Të pavlefshme 1358 vota.
Nga rezultati kandidati i majtë ka fituar me mbi 16.500 vota kundrejt Sharrës, i dalë nga primaret e Rithemelimt.
Numërimi deri tani ka përfunduar në 19 Bashki, pjesa dërrmuese e të cilave janë fituar nga socialistët në pushtet.
Është fjala për Librazhin, Cërrikun, Peqinin, Klosin, Kolonjën, Delvinën, Selenicën, Pustecin, Pukën, Tropojën, Hasin, Dropullin, Roskovecin, Memaliajn, Këlcyrën e Libohovën, krahas Kamzës, Elbasanit e Vorës tre bashkitë ku fituesit u mësuan që mbrëmë çka u mundësua falë votimit e numërimit elektronik.
