Categories Lajme

‘Më gërvishte makinën’/ Plas grushti në Tiranë, policia arreston 40-vjeçarin (Video)

Një ditë pas sherrit masiv në zonën e Zogut të Zi, për gërvishtjen e një makine policia thotë se ka arrestuar një 40-vjeçar nga Tirana, ndërsa janë proceduar në gjendje të lire tre persona të tjerë, që u përfshinë në konflikt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin: A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte”, sqaron policia.

Një gërvishtje makine është bërë shkak për një përleshje fizike mes disa personave në rrethrrotullimin e Zogut të Zi në Tiranë.

Si pasojë personat që ndodheshin në të dyja mjetet kanë dalë nga makinat dhe janë konfliktuar deri në përdorimin e grushteve, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët që ndodheshin në rrugë në ato momente. Policia sqaroi se si pasojë e goditjeve personat kane marrë dëmtime të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME