Categories Lajme

Media australiane: Shqipëria është një nga destinacionet e nënvlerësuara

Bussines Insider Australia, në një artikull të titulluar “40 destinacionet e nënvlerësuara në botë”, ka përmendur edhe Shqipërinë si një prej tyre.

Saranda është një vendpushim në Rivierën Shqiptare, e cila është po aq e njohur për rrënojat arkeologjike dhe plazhet e saj.

Shqipëria e meriton të jetë në listën e pushimit tuaj të ardhshëm, shkruan Business Insider Australia.

Në artikull nënvizohet se Shqipëria ka jo vetëm një rivierë dhe plazh të bukur, por është gjithashtu një vend i pasur kulturalisht, trashëgimi botërore, pjesë e UNESCO-s.

“Ndërsa ju do të gjeni eshtrat e një sinagoge të shekullit të 5 në vetë qytetin e Sarandës. Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton në kohët parahistorike ndodhet rreth 12 milje jashtë Sarandës. Vendi, Butrinti, gjatë historisë së tij funksiononte si një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkop. Nëse preferoni të merrni disa rreze, disa nga plazhet më të njohura në zonë përfshijnë Plazhin e Pasqyrave, Santa Quaranta Beach dhe Plazhi i Pulëbardhës.”- thuhet në artikullin e BIA.

“Fotot e një shoku te Pulëbardha Beach ishin shtysë për vizitën time në Shqipëri dhe ia vlejti shumë”, shkruan një përdorues i TripAdvisor, citon media australiane.

Si një bonus shtesë, ishulli grek i Korfuzit është shumë pranë, vetëm përmes një udhëtimi të shkurtër me traget nga Saranda.

Destinacionet e tjera të përmendura në shkrim përfshijnë: Bergen Norvegji, ishulli Anguilla, Valparaiso në Kili, Liqeni Bohinj në Slloveni, Teksas SHBA, Alberta Kanada, Pulia në Itali, La Roque-Gageac në Francë, shteti i pasur i Liechtenstein, Extremadura në Spanjë etj – shkruan Monitor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME