Categories Lajme

Mediet botërore, jehonë lajmit: Kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri

Ndoshta disa nuk e dinë, por kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri. Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të një pulle poste, është në duart e një 45-vjeçari shqiptar. Libri, me përmasat e një pulle poste, është në pronësi të familjes Prushi, që e ka trashëguar këtë pasuri të çmuar brez pas brezi.

Rituali është gjithmonë njësoj. Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën përpara se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë. Për breza me radhë, libri me përmasat e një pulle poste është trashëguar në familjen e tij, duke u mbijetuar luftërave dhe regjimit fanatik komunist që nuk lejonte fetë.

Ekspertët thonë se është një nga Kuranët më të vegjël në qarkullim, me librin e vogël që mbahet brenda një kutie argjendi, e nxirë me kalimin e viteve. “E kemi trashëguar nga brezi në brez me një përkushtim absolut”, tregon 45-vjeçari Prushi për agjencinë e lajmeve “AFP”, nga shtëpia e tij në Tiranë.

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë, libri thuajse zhduket në pëllëmbën e pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues. Është e vështirë të përcaktosh se kur daton ky Kuran, në mungesë të analizave shkencore, por sipas studiuesit Elton Karaj, libri me 900 faqe ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

“Ky Kuran është printuar në një format shumë të vogël, është ndër më të vegjlit në botë. Në pamje të parë mund të them se publikimi i tij daton nga fundi i shekullit të 19-të”, thotë Karaj.

Për ekspertin bëhet fjalë për një vepër të jashtëzakonshme dhe me shumë vlerë. “Jemi me fat që kjo kopje është në Shqipëri”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME