Categories Lajme

Meloni lë pushimet në Puglia dhe niset drejt Vlorës me familjen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në bregdetin e Vlorës sot me familjen e saj

Ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas mediave italiane ajo do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj Andrea Giambruno, vajza Ginevra dhe mundet edhe nga motra e saj Arianna me bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Sipas Corriere.it, në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ‘prozhektorët’ e mediave italiane u kthyen nga kryeministri shqiptar, pas një memeje ku Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991, me turistët italianë që tashmë vijnë për pushime në Shqipëri.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota,perfshi dhe italianet të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik,Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME