Categories Lajme

Tentoi të vidhte një automjet dhe kundërshtoi me forcë efektivët e policisë, pranga 28-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili dyshohet se tentoi më vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me forcë efektivët e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije, se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.S., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë: Tiranë Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME