Categories Lajme, Politike

Meta: Diletantët të lexojnë Kushtetutën, më lini të bëj detyrën!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur të Premten për herë të parë për gazetarët pas refuzimit të dekretimit të Gjeneral Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Sa i takon anës ligjore, padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, apo të njëanshëmve, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit”, tha Meta në një prononcim për gazetarët, duke shtuar se “akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti”.

“Të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial, dhe individual, por formal, dhe se Presidenti ka vetëm detyrë të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti mund të kthejë një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin  e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Kështu që më lini të bëj detyrën time, me përgjegjshmëri të plotë si gjithmonë”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME