Categories Politike

Marrëveshja për detin me Greqinë, Rama: Rikuperojmë atë që na u mor padrejtësisht në 2009

 “Ne nuk i kemi vënë vetes një afat, por një objektiv dhe po punojmë që të realizojmë objektivin. Kemi bërë një progres të rëndësishëm në të gjitha planet dhe jemi të gatshëm të shkojmë më tutje”, – deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, duke folur për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Nga studioja e emisionit “Real Story”, Kryeministri Rama u shpreh se “marrëveshja e detit është një proces që nuk ka përfunduar”.

“Është një proces jo i lehtë. Kemi hyrë për një marrëveshje më të mirë sesa e 2009. Jo që nuk kemi asnjë milimetër katror det për të falur, por duam të rikuperojmë atë që na është marrë padrejtësisht nga marrëveshja e 2009”, – tha Rama.

Kryeministri kujtoi po ashtu se “Greqia ka pasur një proces paralel, atë të emrit të ri të Maqedonisë, ku ka pasur konflikt politik”. “Ne jemi gati të vazhdojmë procesin në momentin që pala greke është gati”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME