Categories Lajme

Meta flet për “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve”

Në kudër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja. Gjatë fjalës së tij Meta dha mesazhin e qartë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e lirisë së medias dhe gazetarëve në raportimin e ngjarjeve.

Kreu i shtetit dënoi me forcë të gjitha ngjarjet kriminale dhe kërcënimet ku pre e këtyre sulmeve kanë qenë gazetarët. Ai u bëri institucioneve ligj-zbatuese që të zbardhin këto raste.

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin tpër të gjitë komunitetin tuaj, për gazetarët dhe gazetarët, për misionin dhe profesionalizim dhe të drejtën e fjalës së lirë. Liria e medias është një kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarit është cënuar themeli i sistemit demokratik. Një solidaritet dua të shpreh për gazetarët e terrenit. Për ata që raportojnë ngjarjet, faktet në mënyrë të menjëhershme. Apeli im sot është që gazetarët të vijojnë pa u trembur në raportimin e lajmit dhe pa u shantazhuar nga askush. Dua të përsëris thirrjen time edhe më parë të bërë publike, ndaj institucioneve, që të zbardhen sulmet ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në lirinë e shprehjes në vendin tonë. Mosndëshkimi i tyre kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Asnjë gazetari nuk duhet t’i rrezikohet jeta apo ti rrezikohet vendi i punës për shkak të një lajmi”, tha presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME