Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm. Çfarë do ndodhë gjatë ditës sot?

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta që në orët e para të ditës. Por herë pas here vranësirat do të zhvillohen, ku prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të krijojë mundësit për reshje në pothuajse të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë paradites, POR herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash më të dukshme këto përgjatë zonave Perëndimore. Ndërsa në vijim vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në pjesën e parë të ditës me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet pritet të jenë më të dukshme. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të fuqizohen duke sjell reshje shiu në në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por parashikohet të ketë dhe rrebeshe shiu herë pas here.

Rajoni dhe Evropa

Prej disa ditësh Evropa Juglindore ndodhet në paqëndrueshmëri atmosferik, ku vranësirat e shpeshta do të mund të sjellin herë pas here rrebeshe shiu. Gjithashtu me reshje shiu do të jenë dhe zonat përreth Alpeve të Evropës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Evropën Perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME