Categories Lajme

Motra tregon bisedën e fundit me Ermal Ngucajn

Jetmira, motra e Ermal Ngucajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 12 Tetorit dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij ka folur për Fax News duke u ankuar se shteti nuk po bën asnjë veprim për ta gjetur. Jetmira zbulon se kontaktin e fundit me të e kishte në darkë ndërsa të nesërmen do të paraqitej në portin e Vlorës për të marrë prindërit që po ktheheshin nga Italia.

“Dikush thotë në parcela, dikush andej, dikush këtej, larg qoftë o zot vëllai im të ketë vdekur, do kishte dalë. Si ka mundësi as i v dekuri nuk del në Shqipëri? Bëhet një muaj sot që vëllai im është zhdukur pa gjurmë.

Kontaktin e fundit deri në 8 pa 2 minuta të darkës ka folur me mua në messenger, nuk e pashë të shqetësuar, e pashë të qetë. Kemi qeshur, kemi bërë shaka si gjithmonë dhe u zhduk. Ermali është i martuar ka një djalë, ndërsa prindërit i kam unë në Itali, janë me dokumenta. Këtë periudhë qëndruan një klohë të gjatë nga koha e virusit. Vëllai rrinte me nusen pavarësisht se lëvizte në shtëpi në fshat. Ditën e hënë, në datën 12 tetor, prindërit janë nisur nga Italia dhe të martën arrinin në Vlorë. Ai nuk i ka thënë gjë as nuses, nuk dimë gjë.

Pas 2 ditësh babi ka bërë denoncimin në polici dhe nuk kemi asnjë fjalë nga policia. Nuk e kam me shtetin por jam e mërzitur se po bëhet një muaj dhe ky shtet cfarë po bën, ku ka arritur me kërkimin e vëllait tim. Kam ndejtur në heshtje deri tani, nuk dua të rri më. Dua të di, të dal ta kërkoj vetë vëllain meqë shteti s’po bën gjë apo cfarë të bëj. Një ditë po, një ditë jo, jam te policia dhe më thonë: ‘Ne po bëjmë punën tonë’”, tha Jetmira.

Ndërkohë tregon ngjarjen e dy ditëve më parë kur pas një fotografie që pa në internet, nxitoi të shkonte drejt spitalit të Fierit pasi mendoi se i vëllai ishte atje. Për këtë rast, e vetmja mbështetje që mori nga policia e Vlorës ishte numri i kontaktit me policinë e Fierit, të cilët e shoqëruan deri në fund.

“Parmbrëmë, ne pamë tek JOQ një foto që ishte njësoj vëllai im në Patos. Kam marrë prindërit në orën 8 të darkës dhe kam ikur në spital të Fierit të kërkoj vëllain. Mora policinë e Vlorës dhe pa pikën e turpit më thanë merr policinë e Fierit. Më fal i thashë, ju po e ndiqni vëllain tim, pse të marr policinë kur duhet të lëvizni. Më dhanë numrin, kam marrë policinë e Fierit dhe i falenderoj jashtë mase se kanë ardhur urgjentisht tek spitali. I ngjante jashtë mase vëllait tim, por ishte dikush tjetër ai djali”, tha Jetmira.

Motra e Ermal Ngucaj thotë se nuk mund t’ia vërë gishtin askujt për ngjarjen pasi kishte marrëdhënie të mira me të gjithë njerëzit që njihte.

“Nuk kam asnjë dyshim se vëllai im ishte i dashur me të gjithë. Ishte ai djalë që po ta merrje në telefon dhe në 12 të natës të vinte të ndihmonte. Ishte pothuajse djalë i krahinës. Ndoshta ndonjë që vëllai im nuk kishte besim se nuk ka mundësi të zhduket Ermal Ngucaj kështu”, shtoi Jetmira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME