Categories Covid-19

Pamjet nga Covid-2 / Drejtori: Çdo dhomë e pajisur, as në ëndërr nuk e kisha menduar

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot pamje nga Spitali Covid-2, ose spitali “Shefqet Ndroqi”. Teksa ofrohen plane nga përditshmëria e punës së mjekëve dhe infermierëve në shërbim të të prekurve nga Covid-19, një vend i është lënë edhe prononcimit të drejtorit të këtij spitali, Perlat Kapisyzi.

“Eshtë një staf prej 470 punonjësish që punojnë përditë me ndërgjegje dhe mbi të gjitha, me zemër. Bëhet fjalë për të sëmurë që kërkojnë një kujdes shumë më të madh.

DY të tretat e pacientëve në spitalin tonë kërkojnë kujdes intensiv. Unë as në ëndërr nuk e kam menduar që ne do të pajiseshim me respiratorë të tillë, duke filluar nga donacionet, e deri tek respiratorët e ardhur si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë shqiptare”, tha Drejtori i Covid-2.

Më tej, në lidhje me akuzat për mungesë të shtretërve, Kapisyzi tha: “Ne aktualisht kemi 170 të shtruar dhe kemi ende 30 vende bosh. Dua të sjell në vëmendje se na kanë ardhur jo vetëm respiratorë, por edhe monitorë. Pacientët monitorohen nga afër, sidomos ata të sëmurë rëndë, në dhomat e zakonshme.

Deri dje ne ishim mësuar që monitorin ta shihnim vetëm në ambientet e reanimacionit. Tani, ne nuk na bën më përshtypje ta shohim në çdo dhomë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME