Categories Lajme

Nafta kontrabandë në Durrës/ Gjykata lë në burg kapitenin rus, flet avokati: S’ka indicie të jetë i përfshirë

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për kapitenin e anijes ruse, që u kap me 22.500 ton naftë kontrabandë në port. Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, për Alexy Smaznov, avokati Artjon Beqiraj pretendoi masë më të lehtë sigurie, atë të ‘arrestit të shtëpisë’.

Sipas avokatit, rusi Smaznov nuk ka asnjë indicie që të jetë përfshirë në kontrabandë.

47-vjeçari rus Alexy Smaznov është vënë nën akuzë për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ndërsa nafta është vënë nën sekuestro.

Pas hetimeve të kryera hetuesit arritën të zbulonin se karburanti ishte kondrabanduar nga Rusia. Operacioni i koduar “embargo” u zhvillua më 19 shkurt pas informacioneve të siguruara nga ana e strukturave të inteligjencës se një anije me flamur Liberian do të fuste në tregun shqiptar naftë kontrabandë nga vendet e embargos.Por pavarësisht dokumentacionit të falsifikuar dhe provave të mbledhura hetuesit nuk arritën të shkonin deri në arrestimin e porositësve të ngarkesës. Ky është rasti i parë që kapet një anije me naftë që besohet se vjen nga Rusia, ndërsa janë ndaluar nga policia dhe 22 anëtarët e ekuipazhit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME