Categories Lajme

Nis ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Meta bën i pari homazhe

Mbahet sot në Tiranë (2 qershor) ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Nderimet për ish kreun e shtetit, që u nda nga jeta pak ditë më parë, nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Që prej ditës së djeshme, arkëmorti i ish-kreut të shtetit është vendosur në sallën “Skëndërbeu” në presidencë, ku familjarët pritën mesazhet e ngushëllimit. Ndërkohë, sot Bujar Nishatin do t’i jepet lamtumira e fundit.

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ishte i pari që zhvilloi këtë të enjte homazhet në orë 10:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në 4 vite u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët kërkojnë që femicidi të jetë vepër penale më vete

Shifrat më të ulëta i përkasin vitit 2024, me 5 vrasje dhe tre prej tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si u zbulua rrjeti i kokainës nga Amerika Latine në Europë

Rrjeti ndërkombëtar i trafikut të lëndëve narkotike, i cili operonte nga Ekuadori në Europë është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kompanitë e naftës thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

1 javë  pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabiti pikën e këmbimit te qendra “Concord”, Luan Maçi: Kam shumë borxhe dhe nënën sëmurë rëndë

Zbardhet dëshmia e Luan Maçit, autorit të grabitjes me armë të pikës së këmbimit valutor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë. Si pasojë…

LEXO ME SHUME