Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari në Shkodër, dyshohet si pjesë e disa krimeve

Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë në fshatin Muriqan të Shkodrës, pasi i është gjetur armë zjarri dhe municione. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi me inicialet K.K është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

NJOFTIMI I POLICISË: Finalizohet operacioni policor i koduar “Muriqani”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja.

U kap në flagrancë me armë zjarri, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të amëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Muriqani”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi:

  1. K., 43 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME