Categories Lajme

“Një punëtor sapo ra nga skela, e mori ambulanca”, denoncimi: Nuk e dimë a shpëtoi, po punonte në lartësi…

Pasditen e sotme një punëtor ka rënë nga skelat tek pallati i ri që po ndërtohet pranë rrugës Sali Nivica në Tiranë nga fira “Nova-Constuction”. Ngjarjen e ka raportuar në Fax News një qytetar i zonës i cili u shpreh se një punëtor ra nga një lartësi shumë e madhe tek në pallat në ndërtim nga firma Nova-Constuction në rrugën Sali Nivica. Sipas raportimeve në vendngjarje arriti ambulanca e cila e dërgoi menjëherë në spital të lënduarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ai po punonte në një lartësi të madhe kur ra, ishalla ka shpëtuar”, u shpreh qytetari për Fax Neës. Ndërkohë nga informacioni paraprak i policisë bëhet se punonjës që u rrëzua nga skelat e pallatit pasditen e sotme është shtetasi me inicialet R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë arritur forcat blu dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes pranë rrugës Sali Nivica

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 15.01.2021, rreth orës 16:40, në rrugën “Sali Nivica”, duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia, punëtori shtetasi R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME