Categories Lajme

Një shkodrane në Parlamentin e Lombardisë! Flet Vasenka Rangu

Vasenka Rangu Leka është themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare në nivel europian. Ajo ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike.

“Unë kandidoj në Lombardi pas një ftese që më është bërë për të kandiduar në këtë rajon. Letizia Morati që më bëri ftesën ka qenë dhe kryetare e baskisë së Milanos. Bashkëpunimi im me administratën e Morati ishte në vitin 2015 kur qyteti i Milanos priti Expo-Internacionale dhe që andej për disa vite të tjera me radhë.

Unë jam larguar nga Shkodra në vitin 2002 dhe vendi në atë kohë nuk më ofronte shumë gjëra për të ndërtuar familjen time. Pasi erdha në qytetin e Milanos unë krijova familjen time dhe tani jam nëna e dy fëmijëve adoleshëntë. Djali është futbollist në një nga klubet vendase të futbollit e ndërsa vajza ime këndon në La Scala.

Unë përfaqësoj një organizatë jopartiake që më ka ndihmuar të afrohem me komunitetin tim dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar të ngre kauzat për shqiptarët në Itali.

Unë jam munduar të jem një urë lidhëse dhe bashkëpunuese për komunitetin tonë që ndodhet në Shqipëri. Ne jemi duke i dhënë rëndësi fëmijëve të emigrantëve në Itali që kanë lindur ako kanë ardhur këtu. “,u shpreh kandidatja Rangu per Dritare.net.

Kjo është një thirrje për shqiptarët që jetojnë në Lombardi ta votojnë përfaqësuesen e tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME