Categories Lajme

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe rrezikoi jetën e efektivëve, arrestohet i riu

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve.

I riu Klajdi Manaj u vu në pranga pas disa minutash ndjekjeje. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe tentoi të largohej me automjet me shpejtësi, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vrina”. Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Vrinë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, ky shtetas ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur me automjet, një punonjës policie (agjent të Policisë Kriminale), i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij, shtetasit Klajdi Manaj, 22 vjeç, banues në Konispol. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.

Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti i shtetasit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME