Categories Lajme

Orë e re policore? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid sot do te mbahet mbledhja dhe komunikimi i Komitetit të Ekspertëve për të marrë një vendim nëse do të ketë apo jo kufizime të reja. Ora policore 20:00 e mbrëmjes me 6 e mëngjesit si masë antiCOVID skadon ditën e sotme. Prej 10 shkurtit, Komiteti Teknik shtrëngoi masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22: 00 duke spostuar orën policore në 20:00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe çdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.

Përtej këtij orari, lëvizjet bëhen vetëm përmes lejeve që duhet të merren përmes aplikimit në e-Albania.

Po ashtu vijojnë të jenë të anuluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.

Ndërkohë, një tjetër dite me bilanc të rënduar në vend u shënua në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 19 humbje jete dhe 1021 raste të reja nga Covid-19. E rënduar situata edhe në 4 spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, ku po trajtohen 647 pacientë, ndërsa është rritur numri i atyre që janë në terapi intensive dhe të intubuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME