Categories Lajme

“Ose do të firmosin ose do të paguajnë koston”, ministrja Kushi tregon marrëveshjen me studentët e mjekësisë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka komentuar nismën e qeverisë për kontratën 5-vjeçare për studentët e mjekësisë, ku tha se këta të fundit nuk janë të detyruar për ta firmosur, por po vendosen para një zgjedhjeje.

Kushi tha se qytetarët kanë nevojë për mjekë, ndaj dhe qeveria ka ndërmarrë këtë nismë për kontratën dhe, nëse nuk firmoset, studentët duhet të paguajë tarifën, ku citoi “Do paguajnë koston që do vendoset nga këshilli i ministrave, do jetë vetë universiteti se sa do jetë kosto çdo vit”.

“Do e marrin diplomën, por koston do e paguajnë, nëse futet që në vit të parë me mendimin që do ikë në Gjermani, s’ka pse përfiton nga taksat. Asnjë student nuk vendoset para detyrimit, por vitet para zgjidhje ose firmos kontratën ose paguan koston. Do paguajnë koston që do vendoset nga këshilli i ministrave, do jetë vetë universiteti se sa do jetë kosto çdo vit.

Duhet të ofrojmë shërbim shëndetësor për qytetarët, ata zgjedhin vetë, diploma do i mbahet atyre që nënshkruajnë,  ky është mekanizmi më i mirë në vazhdën e ndërmarrë deri më tani. Nuk kemi për qëllim t’i marrim para studentëve, por të ofrojmë shërbim mjekësor, ne nuk e detyrojmë thjesht po i vendosim përpara marrëveshjen”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME